Pritja e Ambasadorit Malias në Ambasadën Greke – (8 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ambasdori Aleksandros Malias dha sot në ambientet e rezidencës diplomatike të Greqisë në Tiranë, një pritje për nder të një grupi deputetësh helenë që kishin ardhur në Shqipëri në kuadrin e nismës së vendeve anëtare të Detit të Zi. Ata morën pjesë në Asamblenë e 15-të të kësaj nisme që i zhvilloj punimet në ambientete e parlamentit shqiptar, nën drejtimin e kryetarit të tij Skënder Gjinushi.
Në këtë pritje morën pjesë Presidenti i Republikës Rexhep Meidani, kreu i Kuvendit Gjinushi, Ministri i Rendit Poçi, si dhe mjaft deputet. Përveç kryetarëve të partive parlamentare shqiptare ishte i pranishëm dhe kreu i kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, hirësia e tij Anastas Janullatos./tvklan.al