Pritja e ëmbël e Elifit
Aktorja turke, Hatice Sendil, po pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë.
Aktorja, e njohur në Shqipëri si Elifi e serialit “Një pjesë e imja”, transmetuar në Televizionin Klan, është martuar dy vite më parë me Burak Sagyasar.
“HaberTurk” thotë se Sendil është 38-javëshe shtatzënë, ndërsa dje ka publikuar disa fotografi nga seti i veçantë përgatitur para ardhjes në jetë të bebes.
Fotot u shpërndanë nga vetë aktorja me mbishkrimin “duke pritur Xhan-in tonë” por që ka edhe kuptimin “duke pritur shpirtin tonë”.
Me këtë postim u zbulua se bebja do të jetë djalë dhe se çifti ka vendosur ta quajë Xhan./tvklan.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”167″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]