Pritje në presidencë me rastin e vitit të ri kinez


Pritje në presidencë me rastin e vitit të ri kinez

20:02 24/01/2014 NISHANIMEKINEZETNjë pritje e veçantë në presidencë, ju rezervua me rastin e festës së vitit të ri sipas kalendarit kinez, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe komunitetit kinez që punojnë dhe jetojnë në vendin tonë.

Presidenti Nishani vlerësoi simbolikën e kësaj dite, si dhe garantoi një vijimësi të mbarë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërsa ambasadori Kinez në Shqipëri Ye Hao, tha se kjo ditë për popullin kinez ka një domethënie të veçantë dhe çmoi vlerësimin për pritjen nga kreu i shtetit shqiptar.

Sipas kalendarit kinez 24 janari i viti 2014 me festën e pranverës, shënon edhe nisjen e vitit të kalit, i cili simbolizon shpejtësinë, vijimësinë dhe këmbënguljen.





Të ngjashme