Pritshmëritë pas lehtësimit të masave të karantinës
Tomini: Parashikojmë ekspozim të popullatës ndaj të prekurve
Pavarësisht masave që po lehtësohen për shkak të uljes së numrit të të infektuarve me Covid-19, duhet treguar kujdes.
Shefja e Epidemiologjisë në Instituti i Shëndetit Publik, Eugena Tomini, në një lidhje me Skype për Televizionin Klan tha se duhet të ketë distancim fizik dhe respektimin e rregullave të higjienës.
Një nga zonat që ka ende raste është ajo e Krujës, por pritet që edhe aty të ketë ulje të numrit të të infektuarve.
Specialistët shpresojnë që me rritjen e temperaturave të ulet rrezikshmëria e Covid-19, ashtu si për viruset e tjerë respiratorë.
Tv Klan