Privatët ulin çmimin e tamponit


Privatët ulin çmimin e tamponit

14:00 18/11/2020

Ishte më i larti në Europë, me marrëveshje e reduktuan me 30%

Katër laboratorë privatë kanë bërë një marrëveshje për të reduktuar vlerën e tamponit me 3500 lekë dhe duke nisur nga sot në këto katër laboratorë, çmimi do të jetë në 8500 lekë.

Sipas deklaratës së këtyre laboratorëve të licencuar, kjo masë u mor pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Covid në javët e fundit.

Pavarësisht uljes së vlerës së tamponit PCR për Covid-19 nga këta laboratorë privatë, çmimi mbetet ende më i larti në rajon. Në Kosovë vlera e tamponit varion nga 40 në 50 euro, në Serbi 50 euro, në Maqedoni, në strukturat private tamponi kushton 60 euro.

Gjatë 24 orëve janë me mijëra persona që u drejtohen laboratorëve privatë për të bërë tamponin, pasi në strukturat publike koha e pritjes për të bërë tamponin për shkak edhe të shtimit të të infektuarve është deri në 4 ditë, por edhe kthimi i përgjigjes zgjat më shumë se 24 orë.

Klan Plus






Të ngjashme