17:16 21/02/2014Privatizimi është rruga e vetme që do ndiqet për kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol. Gjatë analizës vjetore të kësaj kompanie, Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri sqaroi se privatizimi nuk do të përfshijë rezervat nëntokësore, që sipas tij kanë qenë pjesë në procesin e mëparshëm të privatizimit.Gjatë prezantimit të analizës, dhjetra punonjës kanë protestuar për largimin sipas tyre të padrejtë nga puna, për shkak të një koncesioni që ka dhënë Albpetrol.Për këtë, Ministri i ka kërkuar kompanisë Albpetrol rishikimin e kontratave koncesionare.Të dhënat e publikuara nëe analizën vjetore të Albpetrol flasin për një rritje prej 31.6% të prodhimit të naftës gjatë vitit të kaluar.