Privatizohet kompania celulare AMC (25 korrik 2000)


Privatizohet kompania celulare AMC (25 korrik 2000)

13:26 25/07/2000

Privatizohet e para ndërmarrje stategjike në Shqipëri. Sot ministri i Ekonomisë së Privatizimit Mustafa Muçi, ka nënshkruar kontratën për shitjen e AMC-së. Ish kompania shtetërore e telefonave celulare e vetmja në Shqipëri është shitur me aksione tek kompania greko-norvegjeze Cosmote kundrejt shumës 36 milion dollarë.

Sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, 50% e shumës pra 43 milion dollarë, do të kalojnë npë buxhetin e shtetit brenda 30 ditëve ndërsa shuma tjetër do të paguhet 180 ditë më vonë nga mbyllja e kontratës. Sipas minstrit Muçi, pas kësaj kontrate të suksesshme u përgatitën proceset dhe për tenderin e dytë operator celular.

Ndërkohë firma firma që do të ketë në dorë telefoninë celulare në Shqipëri, ka saktësuar planbiznesin dhe investimet që do të realizojë. Sipas drejtorit të Cosmote-s në tre vitet e para do të investohen 60% nga 126 milion dollarët e parashikuar në total. Ndërsa në total përsa i përket tarifave ai tha se do të ketë uljet e tyre dhe do të përshtaten me tregun europian./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme