Pro Business – 1.15 mld euro per Shqiperine! (24 shkurt 2020)


Pro Business – 1.15 mld euro per Shqiperine! (24 shkurt 2020)

19:02 24/02/2020

“Pro Business” nje emision nga Oljana Maloku ne Klan Plus.

Ekspertët: Administrata përgjegjëse për thithjen e fondeve Kur kanë kaluar një javë nga premtimi prej 1.15 miliardë euro për Shqipërinë për pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, nga përfaqësues të qeverisë ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur mund të nisë konkretizimi i lëvrimit të fondeve dhe si do të procedohet. Ndërkohë ekspertë të ekonomisë, duke marë parasysh edhe eksperiencat e vendeve të tjera në situata të tilla, i bëjnë thirrje qeverisë dhe administratës shtetërore që të punojë fort në mënyrë që këto fonde ,të shkojnë sa më parë tek qytetarët në nevojë.

Referuar edhe shembujve në vende të tjerë, Dritan Shano thotë për emisionin “Pro Business” në Klan Plus, se shpesh premtimet veniten ndaj nuk e fsheh skepticizmin për fondin premtues për Shqipërinë. “ Kemi treguar që kemi kapacitete të dobëta në absorbimin e fondeve dhe ndihmave të huaja. Dhe ky është fakt! Eksperienca e vendeve të huaja në situata të ngjashme ka treguar se rreth 1/3 e premtimeve arrin të futet në ekonominë e vendeve, shpresoj që kjo mos të ndodhë”- u shpreh eksperti Shano. Shano u ndal edhe tek pjesa e borxhit publik,transparenca e fondeve të donatorëve dhe gjendja aktuale ekonomike e cila sipas tij është më primitivja në ballkan…

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Intervistë: Dritan Shano – Ekspert i ekonomise






Të ngjashme