Pro Business – Kërkesat e bizneseve prodhuese për 4 vitet e ardhshme! (22 Shkurt 2021)
Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus është fokusuar këtë të hënë tek kërkesat që kanë bizneset e ndryshme për qeverinë e ardhshme , pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
I ftuar në studio me gazetaren Oljana Maloku, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së prodhuesve Shqiptarë Z.Arben Shkodra tha se i kanë të qarta kërkesat drejtuar partive politike kryesore në vend.
Shkodra theksoi se sipërmarrjet prodhuese kërkojnë konkurruesmëri, përmirësim të dialogut publik – privat , ofrimin e sigurisë ligjore, lehtësi fiskale për taksa të ndryshme, thjeshtëzimin të procedurave tatimore dhe mbështetje konkrete për produktet Made in Albania.Gjithashtu në emër të prodhuesve Shqiptarë, Shkodra u ndal edhe tek programet e paraqitura nga partitë politike në vend.Sipas tij, hedhja në letër e programeve për vitet e eardhshme, është hap pozitiv por pikëpyetja ngrihet për realizimin e tyrë ne praktikë, ndaj sipas Shkodrës kërkohet një plan konkret bashkë me detajime kohore.
Lidhur me debatin e nxehtë; taksë e sheshtë apo progresive, Z. Arben Shkodra thotë se prodhuesit përkrahin taksën e sheshtë pasi thjeshtëzon mënyrën e taksimit ndërsa taksa progresive është më e ndërlikuar.Madje ai jep edhe një shembull të kategorisë që preket nga taksimi progresiv.
Shkodra thotë se sipërmarrjet e përkrahin taksën e sheshtë por sigurisht kërkon diskutim norma e taksimit.
Intervistë me Z. Arben Shkodra – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!