Pro Business – Mbështetja me naftë për fermerët! (15 Shkurt 2021)
Emisioni Pro Business në tv kombëtar Klan Plus, drejtuar nga gazetarja
Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek mbështetja e qeverisë me naftë për fermerët.
Z. Veis Selami nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpjegoi
mënyrën e aplikimit që duhet të ndjekin fermerët , kriteret që duhet
të plotësojnë dhe rrugën deri në marrjen e naftës falas.
Teksa u ndal tek mënyra e përllogaritjes Z. Selami tha se fermerët
afërsisht përfitojnë më shumë se 50 përqind naftë falas (të nevojës
vjetore që kanë për të mbjellat e tyre).
Nësë fermerët kapen duke abuzuar me këtë naftë, parashikohen edhe
penalitete; sic është përjashtimi për 3 vite nga skema =t mbështetësë
të bujqësisë.
Nuk dihet nësë kjo skemë e mbështetjes me naftë do të jetë e
përvitshme apo vetëm për vitin 2021, gjithësesi ky hap është
mirëpritur nga fermerët.
Këtë e konfirmon edhe Kreu I KASH Agim Rrapaj për emisionin Pro Business.
Rrapaj thotë se pritet që mbështetja me naftë te shërbejë edhe për
formalizimin e mëtejshëm të fermerëve, pasi aplikimet për nipt janë
rritur.
Intervistë me Z. Veis Selami – Përfaqësues MBZHR
Intervistë me Z. Agim Rrapaj – KASH