Probleme me pronësinë: Pse janë përzierë tokat?


Probleme me pronësinë: Pse janë përzierë tokat?

16:40 12/04/2020

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy miqve të vjetër. Shkak është bërë një tokë, për të cilën Preng Laska pretendon se kanë dalë pronar dhe shumë persona të tjerë.

Sipas tij dokumentet që i ka dhënë shoku i tij, që në atë kohë ishte kryetari i komisionit të ndarjes së tokës janë falsifikuar. Pasi ai u largua nga detyra lindën dhe problemet dhe konfliktet për pronësinë, pasi pretendohet se toka iu është dhënë dhe personave të tjerë.

Preng Laska: Unë kam ardhur këtu, se ai shoku na ka përzierë tokat unë i pari, del i dyti, del i treti del dhe i pesti, janë përzjerë tokat, shitje-blerje toke. Me ligj e kam unë, pa ligj e merr tjetri, ai pa ligj e merr dorë më dorë, jep tapinë e tokës dhe…

Eni Çobani: Po çfare lidhje ka zoti Preng me këtë situatë?

Preng Laska: Ish-kryetari i komisionit të ndarjes së tokës.

Eni Çobani: Zoti Preng, ju keni pasur këtë detyrë në atë kohë?

Preng Prenga: Unë punëtor i fermës, u mbyll në 11 Shkurt 1993, familja Preng Laska ishte punëtore e fermës, sipas zyrës së planit që kishte zyra e privatizmit ka dhënë emrat.

Eni Çobani: Ju çfarë detyre keni pasur në bazë të ligjit 7501?

Preng Prenga: Unë kam pasur për detyrë të kryej misionin e ndarjes së tokës për punonjësit e fermës që ishin në atë kohë.

Eni Çobani: Ju keni qenë kryetari apo jo ?

Preng Prenga: Po unë kam qenë kryetari dhe një ndër punonjësit që ka marrë tokë ishte dhe familja Preng Laska.

Eni Çobani: Ju jeni i bindur për këtë?

Preng Prenga: Jam i bindur!

Eni Çobani: Ndërkohë që zoti Laska thotë të kundërtën që ju e keni dhënë njëherë për zotin Laska, pastaj e keni dhënë për ca familje të tjera dhe sot ai është në këtë konflikt?

Preng Prenga: Në asnjë mënyrë. Ne zotit Preng i kemi dhënë një formular, së ashtu quhej në atë kohë, nuk kishte tapi dhe e gëzon dhe sot formularin dhe nuk ka asnjë vërtetim tjetër ose lëshim tjetër, tapi mbi tapi për tokën e Preng Laskës nga ana ime.

Preng Laska: Zonja Eni, toka që është dhënë pas meje është dhënë në 2003, në 2003 ky nuk ka qenë, ka qenë nga 1993 deri në 1995.

Eni Çobani: Pse e ke thirrur Prengën këtu?

Preng Laska: Ky më ka thënë do të jap tokë shtetërore, ta gëzosh, ta ka dhënë ligji, ti shikosh hajrin. Në 2003 më del Nikoll Hidri, Saba Hidri, Nou Hidri, ti nuk ke tokë aty, toka është e imja.

Preng Prenga: Zonja Eni i ka llafe të tepërta, se nëse toka do ishte dhënë me letra të dyta nuk do ta gëzonte ky tokën, nuk do ta kishte tjetri. Prandaj përfundimisht ku ka qenë ky tek institucionet, tek drejtësia ta kërkojë tokën?

Eni Çobani: Nuk e ka kërkuar tek këto, të ka sjellë ty që ti thuash ku janë letrat dhe pse janë falsifikuar?

Preng Prenga: Zoti Preng Laska nga unë si kryetar komisioni për dy vjet ka letër, formular zyrtar.

Eni Çobani: Pastaj?

Preng Prenga: Pastaj ka ardhur Haxhi Lika që më ka zvendësuar mua dhe i ka dhënë tapi përdorim, tapi në pronësi dhe deklaratë me noter.

Preng Laska: O zotëri ti a je marr vesh me Haxhi Likën,  e kujt është kjo tokë?

Preng Prenga: Ai ka marrë detyrën, unë kam ikur në punë timen. Ti e gëzon tokën! Nëse të ka cënuar dikush drejtoju./tvklan.al






Të ngjashme