Probleme me shpërndarjen e librave shkollorë
Në Shkollën 9 – vjeçare “Emin Duraku” dhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, nxënësit dhe prindërit u kthyen sërish duarbosh. Librat nuk u shitën si pasojë e mungesës së kasës fiskale.
Më herët, mungesa e pullës me hologramën e Ministrisë së Arsimit u bë shkak për shtyrjen e nisjes së procesit të shitjes së librave nga data 25 Gusht në 1 Shtator. Edhe në ato shkolla që librat kanë nisur të shiten është vërejtur mungesa e disa teksteve për klasa të veçanta.
Ndërsa shkollës i kanë mbetur edhe 10 ditë për të filluar nxënësit i tremben faktit se nuk do të arrijnë të plotësohen me të gjitha tekstet.
Kjo ka bërë që prindërit të rrinë me orë në radhë.
Tv Klan