Probleme në rrjetin elektrik (2 Shkurt 1999)


Probleme në rrjetin elektrik (2 Shkurt 1999)

11:48 02/02/1999

Mungesa e korentit në këto ditë të ftohta ka qënë e shpeshtë. Energjia e huajtur nga Greqi nuk arrin të plotësojë nevojat e shqiptarëve. Ditët e fundit është rritur numri i defekteve duke shtuar ankesat e hallexhinjve dhe punën për punonjësit e elektrikut. Rreth kësaj situate drejtuesi i repartit te sherbimit ne Filialin Elektrik te Tiranes, Grigor Kamberi shprehet:

Numri ka shkuar rreth 100, 150 difekte në ditë. Kjo është ndier vetëm gjatë kohës së Vitit të Ri. Shtimi i pakontrolluar në çdo familje i pajisjeve elektroshtepiake të cilat po vazhdojnë të futen përditë ka sjellë dhe rritjen e numrit të defekteve. Rrjetat janë ndërtuar, investimi nuk është në gjendje të arrijë, domethënë të ndjekë këtë rritje të pakontrolluar të ngarkesave dhe prandaj ka ardhur dhe kjo gjendje. Dhe ndërtimet pa leje, shtesat e pallateve vend e pa vend të cilat futen e dëmtojnë kabllot tona elektrike dhe nuk merret leje dhe aprovimi nga ndërmarrja jonë kanë rritur në mënyrë artificiale këto defekte.”/tvklan.al






Të ngjashme