Probleme tek mundja pas zgjedhjes së Arben Ndokës president
Vendimi i Asamblesë së mundjes për të zgjedhur president ish -deputetin socialist Arben Ndoka, që e la mandatin pasi opozita publikoi një dënim të kryer prej tij nga drejtësia italiane për prostitucion, ka shkaktuar amulli në këtë sport.
Martin Biba, i cili u zgjodh vitin e kaluar president i kësaj federate, në një garë me Ndokën, thotë se mbledhja e asamblesë është e paligjshme e për pasojë edhe zgjedhja e ish-deputetit.
Ai shprehet se ka mbështetjen e federatës botërore të mundjes për ta mbajtur detyrën dhe sqaron se vendosja e Arben Ndokës në krye të mundjes është organizuar nga Zv/Ministri Rauf Dimraj dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.
Martin Biba, President i FSHM-së:
“Këto zgjedhje janë të jashtëligjshme dhe shkelin statutin. Unë kam marrë mbështetjen e Federatës Botërore të Mundjes.”
Martin Biba thotë se pjesëmarrësit në këtë asamble paralele janë shantazhuar. Zyrtarë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Sporteve, të kontaktuar nga TV Klan thanë se do të shqyrtojnë me anë të zyrave juridike të vlefshmërisë së kësaj asambleje.
Tv Klan