Problemet e Bibliotekës Kombëtare
Misha: Institucioni më i rëndësishëm i kujtesës
Ende pa nisur në themel punën si drejtor i ri i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, në daljen e parë para mediave, ngriti si shqetësim të parë prezantimin e institucionit nga jashtë.
“Për mua është fyese. Biblioteka Kombëtare e vogël, sipër është Instituti Italian i Kulturës, i dukshëm, 10 herë më i madh”.
Problematika e dytë: “Një sfidë për mua intelektualisht është plotësimi i koleksionit”.
Pyetjeve për ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare, për kohën dhe vendndodhjen iu përgjigj Elva Margariti. Ministrja e Kulturës ishte aty për ta prezantuar Piro Mishën me ekipin e punës.
“Jemi ende në detajimin e tij”.
Vitin e ardhshëm, Biblioteka Kombëtare shënon 100 vite ekzistencë. Ai vjen me krizë hapësirash, refreni i pazgjidhur i çdo drejtuesi në dy dekadat e fundit dhe vëmendje të munguar edhe kur u dogj e u përmbyt.
Tv Klan