Problemet e librit në ditën e tij botërore


Problemet e librit në ditën e tij botërore

16:48 23/04/2014 LibriNë ditën botërore të librit, ky i fundit nuk është në përfaqësimin e tij më të mirë. Mjeti më i rëndësishëm për përhapjen e dijës edhe në shtëpinë e tij, në Bibliotekën Kombëtare vazhdon të vuajë nga e njëjta sëmundje, mungesa e hapësirës. Sot e prej shume vitesh, odisea e kërkesave të Aurel Plasarit për ambiente të reja vazhdon.

Kjo është njëra sfidë. Në Panairin e fundit të librit në nëntorin e 2013, kriza reduktoi numrin e titujve të rinj dhe uli fuqinë blerëse. Në zinxhirin e gjatë nga shkrimtari te lexuesi, hallka që nuk po gjen shërim është përkthimi.

Në këtë lëm mungese profesionalizmi, ai që e pëson është lexuesi.

tvKlan





Të ngjashme