Problemet më të zakonshme me Wi – Fi dhe si t’i zgjidhni


Problemet më të zakonshme me Wi – Fi dhe si t’i zgjidhni

18:30 01/10/2016

Shpejtësia e internetit dhe wireless -it, vitet e fundit kanë pësuar përmirësim të dukshëm. Megjithatë lidhja me Wi – Fi, ndonëse është tepër e qëndrueshme, nuk vjen pa probleme. Një moment që keni vendosur modemin e wireless –it në shtëpi, do të përballeni me disa problem të zakonshme të cilat e kanë një zgjidhje.

“CNET” sjell disa prej tyre dhe çfarë mund të bëni për t’i rregulluar.

Pavarësisht se mund të paguani për një internet të shpejtë, rrjeti mund të ngadalësohet. Nëse internet që keni marrë në shtëpi po punon më ngadaltë se zakonisht ka një arsye.

Shkaku më i zakonshëm i Wi – Fi të ngadaltë është të qenit larg modemit. Sa më larg të ndodheni aq me e keqe do të jetë lidhja.

Ajo që mund të bëni është ta vendosni ruterin në dhomën ku qëndroni më shumë, jo në një tjetër. Nëse problemi vijon të mbetet i njëjtë, provoni ta vendosni ruterin në një vend të lartë, larg nga pajisje e tjera që mund të krijojnë interferencë.

Por edhe nëse pasi keni bërë të gjitha këto veprime dhe problemet me shpejtësinë e internetit vijojnë, atëherë është e këshillueshme që të blini një ruter tjetër.

Një tjetër problem që bën që internet të ngadalësohet është kur në të janë lidhur disa pajisje në të njëjtën kohë.

Zgjidhja më e mirë në këto raste është që nëse nuk po e përdorni një pajisje që është e lidhur me internetin është që t’i fikni ato.

Nga ana tjetër, nëse shikoni video në YouTube apo filma në portale online, ato “gllabërojnë” shumë internet.

Sigurisht ekziston gjithnjë mundësia që dikush mund t’ju ketë vjedhur fjalëkalimin e wireless –it ndaj bëni mirë që ta ndërroni atë.

Gjatë orëve të pikut, shpejtësia e internetit do të jetë e ngadaltë për të gjithë, sidomos në vende të populluara, kjo në rastet kur po përdorni wireless jashtë./tvklan.al






Të ngjashme