16:04 19/05/2014Nga bankat e shkollës, në karriget e teatrit për një orë mësimi me temë, të mbrojmë mjedisin ku jetojmë. Për nxenësit e 9- vjeçares Avni Rustemi, këtë herë në rolin e mësuesit ishte filmi francez “Mia dhe Megu”. Ai u foli atyre për dëmin që po i bën njeriu shëndetit të tij dhe natyrës duke e keqtrajtuar atë.Çdo sekuencë ishte për këta të rinj pasqyra e asaj që ndeshin çdo ditë në rrugët apo plazhet e vendit tonë.Për të sensibiluar qyetarët, regjisore nga Evropa dhe Shqipëria konkurojnë me 43 filma të shkurtër në edicionin e dytë të Festivalit të Filmit Mjedisor.Në mbyllje do të ketë edhe katër çmime, jo në para. Fituesit do të mësojnë si të ngjisin një mal ose të eksplorojnë natyrën.TV KLAN