Problemet shëndetsore të adoleshentëve që konsumojnë alkool dhe duhan
Adoleshentët që konsumojnë alkool dhe duhan u shkaktojnë dëme të dukshme arterieve të tyre, sipas një studimi.
Testimet treguan se ngurtësimi i arterieve fillonte nga mosha 17-vjeç, që është relativisht e re. Këto ndryshime fizike kanë qenë të lidhura me një rrezik në rritje të problemeve të enëve te gjakut, të tilla si goditjet dhe sulmet në zemër, në fazat e mëvonshme të jetës. Por studimi gjithashtu zbuloi se arteriet e adoleshentëve që ndërpresin pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, kthehen në normalitet. Studiesit morën të dhënat mes viteve 2004 dhe 2008 nga 1,266 të rinj që morën pjesë në Studimin Avon të Jetëgjatësisë të Prindërve dhe Fëmijëve (SAJPF) që paraqisnin shëndetin e 14,500 familjeve në zonën e Bristol. Studimi është publikuar nëEuropean Heart Journal
. Pjesëmarrësit folën me detaje rreth duhanpirjes dhe konsumimit të alkoolit, në moshën 13, 15 dhe 17 dhe më pas testimet u kryen për të parë nëse artieret e tyre ishin ngurtësuar. Ata që kishin pirë më shumë se 100 cigare ose kishin prirje të pinë duhan, kishin një nivel më të lartë të arterieve të ngurtësuara sesa ata që kishin pirë më pak se 20 cigare ose më pak alkool në ditë. Autori kryesor i studimit, Prof. John Deanfield, tha:“Ne kemi rënë në përfundimin se në këtë grup adoleshentësh, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, lidhen me ngurtësimin e arterieve dhe avancimin e aterosklerozës”.
“Megjithatë ne gjithashtu zbuluam se adoleshentët të cilët ndalojnë pirjen e duhanit dhe alkoolit, arteriet e tyre kthehen në normalitet, duke sugjeruar se ekziston mundësi për të ruajtur shëndetin arterial në një moshë të re”
./tvklan.al