Problemi i iPhone gjatë update
Kompania “Apple” thotë se ka ndrequr një problem që “kriste” pajisjet e saj ndërkohë që bëheshin update, me sistemin e fundit të operimit.
Ankesat nga përdoruesit e iPhone dhe iPad ndërkohë që i bënin update pajisjeve të tyre në iOS 10 u bë lajmi kryesor i mediave, por Apple tha se ishte një problem i limituar vetëm në disa përdorues.
“Krisja” është një term që përdoret për pajisjet që ngecin për faj të një hardware. Kompania i kërkoi falje klientëve të prekur./ tvklan.al