Problemi i tatimeve në Shkodër, policia merr masa (2 Nëntor 2000)
Në tregun ushqimor në qytetin e Shkodrës tregtohen mallra ushqimore që përveç pullës fiskale iu mungojnë dhe të dhënat për afatet e skadencës, gramaturës dhe vlerat ushqimore. Drejtoria e Policisë Tatimore në këtë qytet ka konfiskuar 18 ton pije alkoolike, 7 ton pije freskuese dhe 7 mijë paketa cigare të cilat jo vetëm që nuk ishin të pajisura me taskë fiskale, por gjendeshin në një gjendje të pakonsumueshme pasi kishin kaluar afatet e tyre të skadimit.
Ndërkohë që raste të tilla flagrante rrezikojnë çdo ditë jetën e konsumatorëve në Drejtorinë e Policisë Tatimore justifikohen me pretendimin se mungojnë automjetet dhe mundësitë teknike për të bërë kontrollin e duhur në tregje./tvklan.al