Procedohet penalisht kreu i PD, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sëbashku me deputetët Ervin Salianji dhe Klevis Balliu janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës.
Procedimet mësohet se kanë të bëjnë me protestën tek Unaza e Re më datë 23 Nëntor. Demokratët akuzohen për “organizim dhe pjesëmarrje në protesta të paligjshme”.
Partia Demokratike mbështet kauzën e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre që parashikohen të prishen për ndërtimin e Unazës së Madhe. /tvklan.al