Procesi i 14 Shtatorit (3 Shtator 1999)


Procesi i 14 Shtatorit (3 Shtator 1999)

16:14 03/09/1999

Është zhvilluar sot seanca e procesit të 14 Shtatorit për grupin e dytë të të akuzuarve. Nuk janë paraqitur për të dëshmuar dy këshilltarët e Presidentit, Preç Zogaj dhe Sotiraq Froni. Mentor Nazarko këshilltari i Presidentit ka folur për vendndodhjen e tij në datat 13 dhe 14 Shtator. Ai ka deklaruar se ka qënë i pari që ka lajmëruar Presidentin Mejdani i cili ndodhej në Greqi për një konferencë, për vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Menjëherë Presidenti ka ndërprerë vizitën e tij për tu kthyer në vend. Sipas Nazarkos mbrëmjen e 13 dhe ditën e 14 Shtatorit ai ka patur kontakte telefonike me shumë homologë dhe kryetarë qeverish të vendeve të ndryshme, por ka theksuar biseden telefonike që Mejdani ka pasur me kryeministrin e asaj kohe të Italisë Romano Prodi.

Takimi i mbrëmjes së 13 Shtatorit mes Presidentit dhe përfaqësuesve të 12 partive opozitare, ka qënë iniciative e kreut të shtetit. Sipas Nazarkos njëri prej përfaqësuesve të PD-së i kishte deklaruar Presidentit se nëse Qeveria Nano nuk jep dorëheqjen deri në orën 12 të ditës së 14 Shtatorit, ata nuk janë ë gjendje të parashikojnë se ç’mund të ndodhë pas përfundimit të këtij afati./tvklan.al






Të ngjashme