Procesi i bandës së Mandelës (3 Shtator 1999)
Shtyerja e proceseve të ashtuquajtura të rëndësishme nuk pengohen vetëm nga mosparaqitja e gjyqtarëve apo e dëshmitarëve. Këtë radhë kanë qënë avokatët e të pandehurve në gjyqin e bandës së Mandelës të cilët kanë penguar rrjedhën normale të procesit ndaj klientëve të tyre. Në Gjykatën e Faktit të Elbasanit prej disa kohësh po zgjatet ky proces ku në bankën e të akuzuarve janë 8 nga 13 të pandehurit për krijim bande të armatosur.
Në seancën e fundit pritet të jepet vendimi për tetë të arrestuarit dhe pesë të tjerët në mungesë. Kryetari i trupit gjykues Ilir Pashai do ti kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Dhomës së Avokatëve të Elbasanit të ndërmarrin masa disiplinore ndaj disa prej avokatëve të pandehurve që sipas tij janë të detyruar të zgjasin procesin.
Prezenca apo ndërrimi i avokatëve sipas tij jo vetëm që dëmton procesin por në rradhë të parë të pandehurit. Vendimi i Gjykatës për këtë bandë pritet të jepet të martën e ardhshme. Prokurori i çeshtjes ka kërkuar nga 5 vjet deri në burgim të përjetshëm për anëtarët e bandës së Mandelës./tvklan.al