Procesi i votimit në Sarandë nis pa probleme – (1 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Procesi i votimit në njësinë administrative për bashkinë e Sarandës dhe në atë të Konispolit, ka nisur normalisht, në orarin e caktuar. Në kushte normale ka nisur dhe po vazhdojnë votimet edhe në komunat e këtij rrethi, Lukovë, Ksamil, Xarë etj. Burime të komisionit zgjedhor, të qeverisjes vendore, kanë konfirmuar se deri në orën 8:45, nuk është vërejtur asnjë incident apo pengesë, që do të vështirësonte këtë proces.
I vetmi problem që po përbën një shqetësim për komisionet e votimit, në të 22 qendrat e votimit të njësisë administrative të bashkisë së Sarandës është fakti i publikuar edhe nga KQZ, që lidhet me gabimin e bërë në fletat e votimit për subjektet. Ashtu sikurse pritej, numri i të ardhurve nga emigracioni në Greqi, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 1 Tetorit është i vogël./tvklan.al