Inspektorati i Mjedisit: Fabrika e llullave ndot “Porcelanin”, urdhërohet të fikë kaldajën


Inspektorati i Mjedisit: Fabrika e llullave ndot “Porcelanin”, urdhërohet të fikë kaldajën

15:46 20/12/2017

“Pas 5 ditësh kontroll, Inspektorati i Mjedisit zbuloi se fabrika e llullave në Porcelan shkakton ndotje të mjedisit, duke u dhënë të drejtë banorëve që ishin ankuar pranë këtij institucioni dhe pranë Televizionit Klan. Në procesverbalin e inspektimit thuhet se fabrika duhet të ndërpresë përdorimin e kaldajës, deri në rritjen e masave për minimizinin e shkarkimit të tymrave”.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, që ndërhyri pas shqetësimit të ngritur në Televizionin Klan, e thotë qartë:

Kjo fabrikë nuk kishte marrë masat e duhura për të mos ndotur mjedisin me shkarkimet e larta të tymrave në ajër, nëpërmjet kaldajës.

Gjatë kontrollit të inspektorëve, administratori i fabrikës pretendoi se gjithçka ishte në rregull. Ai tha para kameras se qytetarët ankoheshin pa të drejtë, se gazetarët që po ndiqnin shqetësimin e tyre po dezinformonin e po ashtu kërcënoi edhe inspektorët.

Por nga kontrolli rezulton se banorët ankoheshin me të drejtë për tymin që nxirrte fabrika, prej shumë kohësh, veçanërisht gjatë natës.

Prej përfundimit të inspektimit kaldaja nuk është ndezur më. Banorët e rrugës “Xhanfize Keko” në Porcelan, kanë rënë më në fund në qetësi, edhe pse dyshojnë se fabrika mund të nisë sërish shkarkimin e tymrave, fshehurazi, siç ka vepruar më parë.

Tv Klan






Të ngjashme