Prodhimi i duhanit në vend drejt falimentimit – (26 Shkurt 2001)


Prodhimi i duhanit në vend drejt falimentimit – (26 Shkurt 2001)

10:47 26/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bllokohet shitja e duhanit në shkallë vendi. Tre miliard lekë të humbura nga bllokimi i kësaj shitje. Pasojat më të mëdha financiare po i vuan rrethi i Elbasanit, i cili zë vendin e parë në shkallë republike në prodhimin e bimës industriale ose 50% të sasisë së përgjithshme të prodhuar në Shqipëri.

Disa firma të vetmet që grumbullojnë duhanin në shkallë vendi janë tërhequr plotësisht nga ky aktivitet. Shkaku ka qenë një gjobë prej një milion dollarësh që tatim taksat ia kanë vendosur firmave për mos derdhje të detyrimeve në shtet. Kryeqendra e prodhimit të duhanit në Shqipëri është zona e Dumresë. 12 mijë familje kanë prodhuar 20 mijë ton duhan, i cili ndodhet stok.

Duke qenë rrethi që prodhon gjysmën e duhanit në shkallë vendi, në Cërrik ndodhet edhe Instituti i Duhanit, e vetmja qendër kërkimore shkencore për bimën në Shqipëri. Veç fshatarëve pa punë kanë mbetur edhe mijëra grumbullues, tregtarë, eksportues, përpunues etj. Fermerët kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të instancave shtetërore për zhbllokimin e gjendjes. Ndryshe prodhimi i duhanit brenda këtij viti shkon drejt falimentimit të plotë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme