Prodhohet fshesa e veçantë për larjen e xhamave
Larja e xhamave në shtëpi është gjithnjë një problem, sidomos nëse jetoni në pallate shumëkatësh.
Por teknologjia e ka gjetur një zgjidhje edhe për këtë. Një grup inxhinierësh kanë projektuar një pajisje e cila ju ndihmon të lani xhamat e dritareve nëse jetoni ne kate të larta pa ndihmën e shkallëve duke mos rrezikuar kështu jetën. “Glinder Magnetic Window Cleaner” ju lejon të pastroni brenda dhe jashtë dritareve tuaja fare thjesht. Kjo vegël përmban dy lecka, një brenda dhe një jashtë dhe e pastron xhamin edhe brenda dhe jashtë dritares, duke u mbajtur fort nga një magnet i fuqishëm. Ato mund të përdoren fare thjeshtë dhe nuk është nevoja të punësoni një ekspert për larjen e xhamave. Klan Plus