Prodhonte tritol, gjykata le ne burg 75 – vjecarin


Prodhonte tritol, gjykata le ne burg 75 – vjecarin

14:06 07/03/2014 PlakuGjykata e Shkalles se Pare ka dhene masen  “Arrest me burg”  per Taf  Balilaj. 75-vjevari akuzohet  për prodhim dhe shitje të municioneve luftarake. Ai u arrestua ne flagrance tre dite me pare kur në banesen e tij u gjeten një sasi e madhe tritorli, granatash dore dhe armë zjarri.

Ndersa pala mbrojtëse e ka cilësuar të paligjëshm arrestin, pasi policia ka kryer kontroll në shtëpin e shtasit Taf  Balilaj pa mandat gjykate si dhe pretendon se klientit te tij eshte i pafajshem, pasi nga faktet nuk tregohet asnje lidhje e 75-vjecarit me tregtimin e tritolit. Ai thot  se 75-vjecari eshte nje maniak i grumbillimit të municioneve si dhe ka kërkuar  verifikimin e gjëndjes së tij të shëndetit mendor.

Taf  Balilaj ka qenë i liruar në vitin 1958 nga shërbimi i detyruar ushtarak për shkak të problemeve mendore dhe vuajtjes nga epilepsia.

Vete i pandehuri  është shprehur se municionet i ka marrë në vitin 1997 në depot e ushtrisë dhe tritolin e ka shfrytëzuar për të hapur rrugët e fshatit dhe për të thyer gurët e arave të fshatit.

Anduena Llabani





Të ngjashme