“Profeti” tenton të ngjallë të vdekurin, ajo që i ndodh më pas…
Një aspirant për t’u bërë profet është arrestuar në Etiopi, pasi dështoi që të sillte në jetë të vdekurin. Sipas asaj që shkruan BBC, Getayawkal Ayele ishte përpjekur që të sillte në jetë trupin e Belay Biftu duke hipur mbi të dhe duke përsëritur “Belay, zgjohu”.
Tentativa e tij sigurisht dështoi dhe kjo zemëroi familjarët e viktimës, të cilët nisën ta sulmonin. Ai shpëtoi kur erdhi policia, ndonëse telashet nuk kishin marrë ende fund.
Të abuzosh me trupat e vdekur në Etiopi është krim dhe për këtë arsye “profeti” u arrestua. Incidenti në fjalë u regjistrua dhe videoja është bërë virale nëpër rrjetet sociale.
/tvklan.al