Profile/ Kush janë tre shqiptarët e arratisur. Veprat që kanë kryer
Autoritetet italiane kanë nisur gjuetinë për kapjen e tre shqiptarëve të rrezikshëm, të cilët u arratisën nga burgu i Rebibbia, në Romë, rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes
Por kush janë ata? -Më i rrezikshmi, i cilësuar edhe nga autoritetet italiane është, Tesi Basho 36 – vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Ai është dënuar në vitin 2008 për vrasjen e dy rumunëve. Vrasja ndodhi në janar të vitit 2008 dhe Basho i ekzekutoi me 13 plumba. Më pas u largua në Amsterdam, për tu arrestuar disa muaj më vonë nga Interpoli italian. -Mikel Hasanbelliu, 36 vjeç, së bashku më të vëllain, Geron Hasanbelliu janë emra të njohur dhe për drejtësinë shqiptare. Ata në korrik të vitit 2015, i shpëtuan drejtësisë shqiptare, ndërsa akuzoheshin për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë, teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut. Pasi u shpallën të pafajshëm nga drejtësia shqiptare ata u ekstraduan drejt Italisë për trafik droge dhe prostitucion. Mikel Hasanbelliu duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2020. -Ilir Pere, 40-vjeç ishte dënuar për trafik armësh si dhe tentativë vrasje. Ai duhej të qëndronte në burg deri në vitin 2041./tvklan.al