Programi ekonomik i PD, Rama: Njësoj si tramvaji në 2011, gjumë të ëmbël
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të programit ekonomik nga Partia Demokratike. Në një postim të shkurtër në mediat sociale, Rama shkruan se programi i PD është njësoj si premtimi i Bashës për tramvaj në vitin 2011.
“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011🚡Gjumë të ëmbël🛌”, shkruan kreu i qeverisë Edi Rama.
Ky reagim i Kryeministrit vjen pas prezantimit të programit ekonomik të PD. Lulzim Basha ka premtuar sot se kur ai të vijë në pushtet do të ketë një taksë 9%, do të ulet çmimi i energjisë dhe u karburanteve. Do të ketë libra falas për të gjithë nxënësit deri në klasën e 12-të dhe do të ndihmohen dhe studentët.
Po ashtu nga Basha u premtua një rritje ekonomike dhe 110 mijë vende të reja pune./tvklan.al