Programi elektoral i Ardian Kollozit për Vlorën
Autori: Blendi Fevziu
23:35 02/05/2011Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Ardian Kollozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për të shprehur programin e tij elektoral për këtë qytet.
Përsa i përket dorëzimit të mandatit të tij të dytë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për të kandiduar për Bashkinë e Vlorës, Kollozi u shpreh:“Ka qenë një vendim i maturuar në kohë, një analizë e gjatë dhe një konsultim i gjerë, por ajo që ka prevaluar ishte thirrja e brendshme, dashuria për Vlorën. Në fakt ka qenë një kërkesë e qytetarisë, miqve dhe Partisë Demokratike. Modeli qeverisës në Vlorë ishte duke shkaktuar dëm për të ardhmen dhe perspektivën e të ardhmes së atij qyteti”./tvklan.al