Programi i OKB për Ballkanin – (15 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kombet e Bashkuara mendojnë më shumë për Ballkanin, duke përgaitur projekte për ristrukturimin e tij pas lufte. Programi i OKB për kontrollet mbi drogat i ofron qeverisë shqiptare 257 milion dollarë për të luftuar dhe përballuar drogën dhe trafikun klandestinë.
Këtë vit janë përdorue vetëm 187 dollarë prej tyre për pajisje teknike dhe për trajnim njerëzish. Kjo zyrë e OKB-së i ofron qeverisë shqiptare asistencë ligjore dhe shërbime legale, madje dhe hartimin e një ligji të posaçëm mbi drogat.
Përfaqësuesja e OKB në Shqipëri:- “Gjithashu component tjetër do të jetë parandalimi i trafikut të njerëzve drogave dhe armëve në zonën e Vlorës, Fierit dhe Durrësit, si qytete port. Pasi dhe donator kryesor i programit që ne synojmë të nisim së shpejti do të jetë qeveria Italiane meqënëse Itali është vendi më i prekur nga trafiqet, prandaj vëmendje kryesore do i kushtohet zonës së Vlorës, sidomos atyre zonave të prekura nga kultivimi dhe trafiku i drogave një alternative tjetër zhvillimi, pra të krijoj vende të reja pune”.
Sipas kësaj zyre fundi i këtij viti dhe fillim viti tjetër do të tregoj zgjerimin e këtij programi gjithëpërfshirës kombëtar dhe lokal./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti