Programi i vaksinimit në Shqipëri, kushtet për ruajtjen e vaksinave – (7 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ruajtja e vaksinave bëhet në kushte tepër të kontrolluara. Ndërprerja e energjisë elektrike në qendrat ku ndodhen vaksinat e fëmijëve kundër fruthit dhe rubeolës, ditët e fundit ka sjellë disa anomali, por ky problem është zgjidhur me vendosjen në punë të disa kontrolluesve, ndërkohë që paketat e akullta të vaksinave, ngrihen nëpër frigorifer gjatë natës. Ibrahim Loloçi, koordinator kombëtar i programit të vaksinimit në Shqipëri thotë:
Ibrahim Loloçi:- “Ne në çdo poliklinikë i mbajmë vaksinat në frigorifer. Natyrisht që drita nuk ka, por nuk ka ndërprerje 24 orë. Gjatë kohës që s’ka drita janë qeset e ngrira brenda, të cilat e mbajnë temperaturën konstante në frigorifer. Megjithatë ne kemi disa monitor kontrollues këtu, që në qoftë se ai tregon shenjën e nxirjes, ai tregon që vaksina nuk duhet përdorur më, por kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani”.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri tani fushata e vaksinimit, ka përfunduar në disa nga zonat e Shqipërisë, duke mos shënuar raste alarmi të skadimit të vaksinave./tvklan.al