Programi i Van Praag për zgjedhjet në UEFA


Programi i Van Praag për zgjedhjet në UEFA

17:42 15/08/2016

Një nga kandidatët për kreun e UEFA-s, Michael van Praag vizitoi të hënën Tiranën, për të prezantuar programin e tij. Ai drejton prej 7 vitesh Federatën Hollandeze të Futbolit dhe është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Van Praag është i bindur se duhen ndryshime në qeverinë e futbollit Europian dhe një shpërndarje më rezultative e të ardhurave për federatat anëtare.

Michael van Praag, Kandidat për president të UEFA-s: “

Unë mendoj se paratë që UEFA gjeneron duhet të shpenzohen më mirë. Një federatë si e imja që është e pasur, nuk ka nevojë të shpenzojë para për fusha, por ka federta të tjera që i duhen si Shqipëria apo Kosova. UEFA duhet të bëjë më shumë natyrisht në bashkëpunim me qeveritë lokale”

Sipas Michael van Praag kohëzgjatja e një personi në krye të UEFA-s duhet të jetë deri 12 vjet dhe anëtarët e komisioneve të kenë detyra në federatat e tyre. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Zgjedhjet për presidentin e UEFA-s do të zhvillohen më 14 Shtator në Athinë. Kandidatët e tjerë janë kreu i federatës sllovene, Aleksander Ceferin dhe ai asaj spanjolle, Angel Maria Villar Llona.

Tv Klan






Të ngjashme