Projekt i ri për shoqatën e grave me probleme sociale në Durrës (2 Dhjetor 2000)
Projekti për mbështetjen e grave me probleme sociale i financuar nga një stacion norvegjez në qytetin e Durrësit, ka mbaruar. Për disa muaj, mjaft gra me probleme si të divorcuara dhe të papunë, kanë kryer mjaft kurse trajnuese pranë kësaj shoqate.
Nuk kanë munguar kurset e rrobaqepësisë, punimet artizanale me grep dhe shtiza si dhe aktivitetet argëtuese pranë Qendrës Rinore në Durrës. Së shpejti shoqata e grave me probleme sociale do të fillojnë një projekt të ri ku do të ofrohet asistencë dhe shërbime shtesë për gratë e moshuara./tvklan.al