Projekt Kushtetuta gati për miratim në Parlament, Arben Imami (08 Shtator 1998)
Projekt Kushtetuta merr rrugën drejt miratimit në Parlament. Komisioni Kushtetues ka zhvilluar një seancë dëgjimore ku janë paraqitur vërejtjet e fundit nga juristë vendas, konstitucionalistë te huaj dhe përfaqësues të Organizatave Joqeveritare. Përsa i përket miratimit të draftit të Projekt Kushtetutës, nëse Partia Demokratike nuk thërret tryezën politike për Projekt Kushtetutën dhe nuk rikthehet në Parlament, bashkë kryetari i Komisionit kushtetues Arben Imami shprehet se referendumi do i thotë “PO” Kushtetutës.
“Une besoj se me një kosto më të madhe ose më të vogël referendumi do ti japi “PO” Projekt Kushtetutës. Shpresoj që të gjithë edhe Partia Demokratike të bëhen pjesë e një levizje qytetëruese.” u shpreh Imami.
Pamje seanca dëgjimore e Projekt Kushtetutës Arben Imami, Sabri Godo përfaqësues,juristë vendas e të huaj./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame