Projekt rregullorja e gazetareve (11 Dhjetor 1999)


Projekt rregullorja e gazetareve (11 Dhjetor 1999)

12:58 11/12/1999

Liria e informimit si një nga arritjet më të çmuara të demokracisë, diskutohet sot mes gazetarësht të medias së shkruar dhe asaj elektronike. Shoqata “Individi dhe ligji” ka propozuar një rregullore mbi lirinë e informimit dhe vetë disiplinën e gazetarit. Avokatë pjesëmarrës në këtë simpozium dhe Ilir Rusmajli ka prezantuar projektrregulloren e cila është përgatitur nga një testim i të gjithë gazetarëve duke marrë parasysh vërejtjet e tyre. Urdhëri i gazetarit përmban 28 nene. Liria e informimit zhvillimin cilësor mund ta gjejë vetëm me respektimin e lirive themelore, kushtetuese të individit. Urdhëri i gazetarit ka si synim vendosjen e raporteve të drejta midis mjeteve të informimit, shtetit dhe të drejtave të individit dhe për t’ i përsosur pa ndërprerë ato./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme