Projekti danez nis zbatimin në qarkun Dibër (6 Nëntor 1999)


Projekti danez nis zbatimin në qarkun Dibër (6 Nëntor 1999)

10:30 06/11/1999

Një miliard e 300 mijë dollarë për projektin e zhvillimit dhe çarmatimit të popullsisë në Dibër. Përmirësimi i infrastrukturës, gjallërimi i jetës ekonomike dhe avancimi i procesit të çarmatimit të popullsisë janë diskutuar në qytetin e Peshkopisë në vazhdë të projektit danez për rajonin. Kualifikim për drejtuesit e pushteti vendor, gjykatës, policisë dhe prefekturës, mediave lokale dhe organizatave joqeveritare që veprojnë në zonat verilindore të vendit.

360 mijë dollarë janë vënë në dispozicion të mediave dhe organizatave joqeveritare me të cilat do të ngrihen 3 qendrat e komunikimit publik për qytetet Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë. Në dispozicion të Pushtetit Lokal do të vihen 721 mijë dollarë, ndërsa për Policinë dhe Organet e Drejtësisë 561 mijë të tjera.

Periudha e realizimit të projekteve konkrete në këto struktura është trevjeçare, por aprovimi i tyre do të bëhet në Kopenhagë. Për infrastrukturën e rrugëve në këto qytete është caktuar shuma 75 mijë dollarë, ndërsa për rregullimin e çdo gjykate, komisariate policie në Prefekturë janë caktuar 15 mijë dollarë.

Armët në shkëmbim të zhvillimit është një projekt që do të gjejë zbatim edhe në Dibër ku Qeveria Daneze i kushton çarmatimit në këtë zonë 536 mijë dollarë. Pra ndihma konkrete e Danimarkës për rajonin e Dibrës, e caktuar dhe me shuma përkatësisht sipas institucioneve synon përmirësim e jetës së banorëve të këtyre zonave./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme