Projekti i çarmatimi në Shqipëri – (26 Maj 2000)


Projekti i çarmatimi në Shqipëri – (26 Maj 2000)

14:18 26/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në muajin Gusht parlamenti shqiptar do ti duhet të shtyj edhe për një vit afatin e dorëzimit të armëve të cilat ndodhen në duart e popullsisë civile. Në diskutimin e hapur sot për çarmatimin në zyrat e kuvendit, përfaqësuesi i Ministrisë së Rendit Albert Dervishi tha se në pesë muajt e parë të vitit 2000, janë mbledhur nga forcat e rendit mbi 18 mijë armë të llojeve të ndryshme.

Kjo sasi armësh tejkalon shifrën prej 16 mijë armësh të mbledhura në dy vitet e fundit. Gjatë kësaj periudhe u mblodhën 19 mijë copë municione, 21 mije cope granata dhe 1750 kilogram lëndë eksplozive. PNUD-i vazhdon aksionin e shkatërrimit të municioneve në Gramsh, Dibër dhe Elbasan ndërkohë që vetë fshatarët dorëzojnë armë të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme