Projekti i ri muzikor i Rita Orës
Pas një mungese prej gati 8 muajsh, bukuroshja me origjinë shqiptare Rita Ora do të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Ditën e premte do të lançohet kënga e saj më e re .
“How To Be Lonely” titullohet projekti i saj i radhës që pritet të kthehet shumë shpejt në hit. Por nëpërmjet një postimi në Instagram, Rita ka treguar se kënga ka qenë e krijuar fillimisht për Lewis Capaldin.
Këngëtari e kishte shkruar për vete, por ja që nuk i kishte pëlqyer mënyra se si e kishte kënduar. Për këtë arsye ai ka zgjedhur që këtë këngë ta këndojë Rita . “How to be lonely” pritet të japë një këndvështrim të asaj sesi mund të jetë albumi i këngëtares.
Klan Plus