Projekti i SOROS për shkollat (11 Dhjetor 1999)
Drejt shekullit të ri pa konflikte. Mbase kjo është iniciativa e para përpara hyrjes në shekullin e ri e ndërmarrë nga brezi më i ri në bankat shkollore. Edukimi për paqe dhe zgjidhja e konflikteve në grupmoshat shkollore është projekti i Fondacionit SOROS dhe e Fondacionit Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimit të Mosmarrëveshjeve.
20 shkolla të mesme të Republikës pjesëmarrës në këtë projekt janë paraqitur me punët e tyre në pikturë, ese dhe nëpërmjet konkurimit është bërë dhe seleksionimi i tyre. Si e konceptojnë nxënësit konfliktin dhe si e mendojnë zgjidhjen e tij. Të gjitha këto janë treguar përmes paraqitjeve grafike dhe shkresore në shkollën piktakuese “Arben Broci”. Projekti i parë është realizuar në ’99 i përcaktuar si vizion largpamës. Pra sot trumpetohet për paqe,mirëkuptim, tolerancë në shkollat të cilat janë vatra qytetarie./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti