Projekti për restaurimin e ministrive në fazën e fundit, shtrimi i trotuareve – (6 Shtator 2000)


Projekti për restaurimin e ministrive në fazën e fundit, shtrimi i trotuareve – (6 Shtator 2000)

09:34 06/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ka nisur faza e fundit për projektin “Kthim në Identitet”, që parashikon restaurimin e të gjitha ministrive në qendër të Tiranës. Sipas projektit, që kishte nënshkruar firma gjermane, duhet të ndërronte vetëm pllakat e trotuareve, por meqë ky trotuar nuk i plotësonte kushtet teknike, firma gjermane po heq të gjitha shtresat e trotuareve ekzistuese, për të ndërtuar trotuare krejtësisht të reja. Megjithëse kjo gjë nuk ishte parashikuar këtu punohet me tre turne, në mënyrë që afatet e dorëzimit të këtij projekti të mos ndryshojnë./tvklan.al






Të ngjashme