Projekti “Qeshja e Fëmijëve” në fshatin SOS – (10 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Fëmijët tanë ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër kanë nevojë sot për lodra dhe për parqe ku të kalojnë sot kohën e tyre të lirë. Pikërisht këtë mangësi të vogëlushëve po përpiqet që ta mbulojë sadopak, projekti “Qeshja e Fëmijëve”, që është i varur nga SOS Kinderdorf Internacional, me qendër fshati i fëmijëve SOS.
Ky projekt mundohet që të afrojë lojëra dhe parqet e improvizuara më pranë fëmijëve të Tiranës, pa pagesë. Në shërbim të fëmijëve gjithashtu janë edhe gjashtë animatorë të specializuar, si dhe aktivitete të ndryshme që organizon ky projekt gjashtë herë në javë. Një synim të rëndësishëm ka organizimi i këtij aktiviteti, për të mbajtur sa më pranë fëmijët papërkrahje siç janë ato të shtëpisë së fëmijës, “Zyber Hallulli” dhe fëmijët e rrugës.
Në lidhje me vazhdimësinë e këtij projekti dhe në të ardhmen, koordinatorja e këtij projekti Edlira Muka thotë:
Edlira Muka:- “Ne mendojmë ta vazhdojmë dhe në të ardhmen këtë projekt, sepse qëllimi ynë është argëtimi i fëmijëve të Tiranës, sidomos ata me më pak përkrahje sociale”./tvklan.al