Projekti “Shqipëria 2000” për rehabilitimin e shkollave – (5 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ministria e Arsimit pas projektit “Tirana 2000”, i cili rikonstruktoi dhe ngriti shkolla të reja në Tiranë, ka përgatitur një tjetër projekt gjithëpërfshirës, “Shqipëria 2000”, për rehabilitimin e institucioneve arsimore, në 13 rrethe të vendit. 6 milion dollarë është buxheti i këtij projekti, që për kontribuues njeh fondacionin SOROS, AEDP dhe Ministrinë e Arsimit.
Në takimin e parë bordi i projektit ka ftuar Prefektin Dedja, kryebashkiakun Rama, por dhe kryetar të bashkive në rrethet ku do të ndërhyet. Ky projekt parashikon përmirësimin e strukturës në 29 objekte arsimore. 6 do të jenë shkolla të reja, 18 shkolla të tjera do të rikonstruktohen, si dhe 3 kopshte dhe 2 objekte arsimore brenda dy vitesh. Kjo do të bëjë të eliminohet shkollimi me turne./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti