Projekti “Tirana 2000” nuk përfshin të gjitha shkollat e kryeqytetit (12 Shtator 2000)
Edhe 5 ditë pushime për të gjithë nxënësit e 8 vjeçares dhe po kaq kohë për mësuesit për të ndrequr gjithçka në godinat e tyre. Projekti “Tirana 2000”, i cili sivjet ka përfunduar ka përfshirë 13 shkolla të kryeqytetit, tërësisht 8- vjeçare. Ndërsa pjesa tjetër dhe gjimnazet të parikonstruktuara, sivjet kanë përfituar lyerjen sipërfaqësore. Me fondet e saj, shkolla “Edit Durham” ka blerë bojën e vajit për të lyer bordurat e shkollës.
Mësuesit thonë se me mundësitë që kanë shkollat janë të gatshme për fillimin e vitit shkollor, pavarësisht nga mangësitë e trashëguara, si përshembull mungesa e energjisë elektrike dhe përdorimi i bankave të viteve të shkuara.
3 vjet që në këtë godinë mësojnë gjimnazistë, por dhe nxënës të shkollës 8 vjeçare. Shkolla “4 dëshmorët” po rikonstruktohet dhe dy katet e gjimnazit “Partizani” funksionojnë pasdite për nxënësit “bujtës” të 8-vjeçares./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti