Projektligji për korrupsionin – (20 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Revolucioni i madh në legjislacionin për shërbimin civil në Shqipëri. Krahas reformës administrative, ku parashikohen shkurtime të mëdha, jane pergatitur dhe sanksione ligjore ndaj korrupsionit. Në diskutimin e organizuar nga Qendra për Kërkime Ekonomike janë dhënë shifra alarmante të korrupsionit në Shqipëri. Më shumë se 45 perqind e firmave pranojnë se japin rryshfete nëpër dogana, telekomunikacion, gjyqësore, inspektorët e taksave dhe për lejet e ndërtimit.
Shumë zyrtar paguajn për sigurimin dhe blerjen e vendit të punës. Sipas të dhënave 77 përqind e qytetarëve kanë humbur besimin se problemi i tyre mund të zgjidhet pa paguar rryshfete në nivelet e larta të administratës. Për të luftuar korrupsionin rol duhet të luaj një media e fuqishme e pavarur dhe një shoqëri civile e gjallë e zhvilluar përmes OJQ-ve.
Problemi i shërbimit civil është trajtuar në një projektligj të veçantë i diskutuar sot në komisionin e ligjeve. Për të mbikqyrur shërbimin civil do të ngrihet një komision prej 5 anëtarësh i cili do të zgjidhë ankimet ndaj vendimeve të lidhura me nënpunësit civilë. Sipas këtij projektligji të punosh në shërbimin civil duhet të keshë shtetësi shqiptare, të mos jesh i dënuar dhe të kesh nivel arsimor të lartë. Pranimi në administratë bëhet me testime./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame