Projektligji për policinë – (20 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Paketa e re e ligjeve për policinë do të synojë ndryshimin cilësor në radhët e uniformave blu. Është shprehur kështu Ministri i Rendit Spartak Poçi në një diskutim të hapur për Projektligjin për Policinë organizuar nga komisioni i rendit dhe SHIK-ut.
Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- “Synimi i këtij projektligji janë për ta kthyer policinë shqiptare e cila ka qenë një vakum deri më sot por mbi të gjitha edhe është orientuar duke qenë vakum është tërhequr zvarrë pas politikës, në kryerjen e detyrave. Pra nuk i ka kryer siç duhet ato. Tani policia shqiptare merr frymë më lirisht dhe me siguri do të marri frymë më lirë pas miratimit të këtij ligji”.
Projektligji i hartuar nga specialistë të Ministriseë së Rendit ka kaluar në Qeveri dhe pritet të marrë OK e Parlamentit pas paraqitjes nga vetë Ministri. Në këtë Projektligj janë parashikuar ndryshime të dukshme. Policia nuk do të jeteë më pjesë përbërëse e forcave të armatosura.
Në drejtimin e Policisë Shqiptare do të bëhet i qartë dallimi i nivelit politik nga ai teknik. Kontrolli civil mbi policinë ku drejtuesit teknik do të marrin përgjegjësi të plotë për veprimtarinë praktike të policisë. Më rregullimet që i bëhen statusit të policit në këtë projektligj, është synuar gjithashtu dhe trajtimi ekonomiko-financiar të jetë në raport me funksionet. Projektligji i është shpërndarë dhe drejtorive të policisë në rrethe për të marrë parasysh edhe vërejtjet e tyre./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego