Projektligji për tarifat doganore (2 Dhjetor 1999)


Projektligji për tarifat doganore (2 Dhjetor 1999)

14:06 02/12/1999

Brenda muajit Dhjetor do të ulen tarifat doganore për karburantët dhe disa mallra të tjera që importohen nga jashtë vendit. Deputetët, pjesëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave kanë kërkuar që projektligji që parashikon ulje të tarifave doganore nga 20 në 10 % për karburantët dhe nga 20 ne 18 % për mallrat e tjera, t’i paraqiten Parlamentit përpara miratimit të projektbuxhetit të vitit 2000.

Në këtë projektbuxhet u janë dhënë më tepër fonde Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të Shëndetësise dhe asaj të Transporteve. Janë dyfishuar fondet për Prokurorinë ndërsa për Këshillin Kombëtar të Radio Televizioneve nuk janë planifikuar fonde shtesë./tvklan.al

Gazetare: Vladimir Lame






Të ngjashme